Kush është Muharrem Sadiku?
Muharrem Sadiku studimet e mjekësisë së përgjithëshme i fillloi në vitin 2000, në Prishtinë ndërkaq iu përfundoi në vitin 2006.
Në vitin 2007 filloi punën në stacionin shëndetësor në Terrnoc e cila vepron në kuadër të shtëpisë së shëndetit bë Bujanoc ku punoi për pesë vite rradhazi.
Në vitin 2011 filloi specializimin nga Radiologjia si vullnetarë në QKUK në Prishtinë, pastaj kaloi në ndihmën e parë në Bujanoc.
Për shkak të obligimeve në Prishtinë, një pjesë të stazhit specialistik e ka përfunduar në QKU të Novi Sadit për tre muaj për Echo Dopler të të gjitha sistemeve dhe një muaj tjetër në Institutin për Radiologji dhe Onkologji në Sremska Kamenicë (mars/korrik 2014).
Nga marsi i këtij viti vazhdon stazhin specialistik në MarienHospital të Shtutgardit për radiologji intervente dhe rezonancë magnetike.
Ndërkaq tre muaj para afatit të paraparë diplomon në radiologji, një lëmi deficitare në Luginë e veçanërisht në Bujanoc./Lugina Press/