Është pensionuar dr.Teuta Rexhepi , pediatre në repartin e neonatologjisë

 Është pensionuar dr.Teuta Rexhepi , pediatre në repartin e neonatologjisë

Sot ,vërtetë është një ditë e veçantë si për Ju,për familjen tuaj ashtu edhe për ne,për stafin shëndetësor . Është pra,një ditë e mbushur me plot emocione gëzimi e mallëngjimi ku secili nga ne kolegët e ndjejmë . Plot tri dekada e më tepër të shërbimit shëndetësor,të përkushtimit dhe të përkujdesjes ndaj pacientëve vjen momenti i përshëndetjes. Prandaj , jemi të nderuar që në këtë ditë të ditëlindjes,gjegjësisht pensionimit pranë spitalit tonë të Gjilanit, të ju përgëzojmë për punën e zellshme dhe të palodhshme që keni bërë,për vullnetin dhe entuziazmin që keni reflektuar, e sidomos kolegialitetin në nivelin më të lartë të treguar ,që do ta kemi lakmi përherë ,e gjithë kjo,në shërbim të shumë pacientëve të mëdhenjë e të vegjël. Rrugëtimi i juaj deri më sot nuk ka qenë i lehtë, jeni përballur sikurse edhe shumë gjenerata me lloj-lloj sfida të ndryshme , me masa të dhunshme, maltretime e gjithçka tjetër,mirëpo në asnjë moment nuk jeni dorëzuar, keni qëndruar stoike . Ndërsa në 20 vitet e fundit ambicjet e juaja kanë qenë të përkushtuara në repartin tonë te neonatologjisë ,ku keni bëre një punë shumë shumë të madhe , të suksesshme dhe të palodhshme duke i ofruar një përkujdesje profesionale të gjithë të porsalindurëve, me shumë falemnderime e mirënjohje nga prindërit dhe kolegët. Pra , kudo që keni punuar keni lënë gjurmë si profesioniste,humaniste dhe e nderuar nga të gjithë kolegët . Andaj ,ndihemi krenar që kemi punuar sbashku gjatë këtyre viteve, sepse ishe një kolege me vyrtyte të larta njerëzore. Ju , me këtë entuziazëm dhe respektin që keni reflektuar ,keni bërë që rrethi juaj i miqëve të zgjerohet , kështu që sbashku edhe me familjen tuaj të mrekullueshme që keni , tani e tutje do të keni kohë të mjaftushme të shetisni dhe ta shijoni jetën. E në fund,gjithë reparti i neonatologjisë të jemi mirënjohës përgjithmonë për punën dhe kontributin e dhënë.

Urime ditëlindjen!

Urime pensionin!

Paç shëndet dr.Teuta .

Falemnderit!

Dr.Blerim Bajrami, shef i repartit .

Të ngjajshme