Alpinistja Uta Ibrahimi pushtoi edhe majën Shisha Pangma

 Alpinistja Uta Ibrahimi pushtoi edhe majën Shisha Pangma

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Hajrulla Çeku ka pritur në takim alpinisten Uta Ibrahimi, e cila ka përfunduar me sukses ngjitjen në Shisha Pangma, majën e 13-të nga projekti i saj për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

”Bashkë diskutuan për sfidën dhe suksesin e saj të fundit, përvojën që ka kaluar dhe përgatitjen për ngjitjen e radhës”, ka thënë ministri Çeku.

Ai e përgëzoi alpinisten Uta Ibrahimin për forcën dhe vendosmërinë që ka treguar ndërsa i uroi shumë suksese në realizimin e qëllimit të saj final, të jetë alpinistja e parë nga Kosova që do të ngjisë 14 majat më të larta në botë.

Të ngjajshme