A.R. KATANA i del në ndihmë boksierit Leotrim Rexhepit për ta zhvilluar meqin me 26 tetor

 A.R. KATANA i del në ndihmë boksierit Leotrim Rexhepit për ta zhvilluar meqin me 26 tetor

Pronari i Kompanisë A. R. KATANA Muhamet Ajrullahu si shumë herë të tjera i dolën në ndihmë boksierit Gjilanas Leotrim Rexhepit për ta zhvilluar ndeshjen me 26 tetor në Valencia të Spanjës.

Vështirë është të trokasësh në derën e kësaj kompanie për të kërkuar ndihmë e pronari Muhamet Ajrullahu të mos të përgjigjet pozitivisht për t’i zgjidhur problemet të cilat i kanë nevojtarët në forma të ndryshme. Udhëheqësi i kësaj kompanie Muhamet Ajrullahu edhe njëherë po dëshmon se përpos punës cilësore e profesionale që e bënë në këtë kompani ai është edhe njeri humanitar i cili për të shumtën herë ju ka zgjidhë probleme të ndryshme nevojtarve.

Boksieri Leotrim Rexhepi për herë të shtatë nga kjo kompani ndihmohet i cili pa ndihmën e kësaj kompanie vështirë do të zhvillonte gjashtë meqet profesioniste në ringjet evropiane.

“Nga zemra e falenderoj pronarin Muhamet Ajrullahun i cili më mbështet sa herë që kam pasur nevojë pa ndihmën e tij vështirë se do të ja kisha dalë, kërkesat të cilat i bëjë këtij njeriu humanitar më shtyjnë që edhe më shumë të punoj, gjithmonë me humor dhe me këshilla më prit e më përcjell faliminderit Muhamet Ajrullahu”, ka bërë të ditur boksieri Leotrim Rexhepi.

Pronari A. R.KATANA Muhamet Ajrullahu si gjithonë modest i cili asnjëher nuk ekspozohet para mediave për ndihmat humanitare të cilat i bënë me kërkesën tonë të pronocohet për mbështetjen e boksierit Rexhepi ka theksuar shkurt. “Ne jemi të popullit dhe popullin duhet ndihmuar me mundësit që kemi sporti e rinia është vler e shtuar e shtetit tonë” /Kryelajmi/

Të ngjajshme