??-???ç??? ????? ?????? ??????ë???

 ??-???ç??? ????? ?????? ??????ë???

Nëse keni nevojë për pak frymëzim, njihuni me maratonistin 90-vjeçar Antonio Rao, nga Roma. Në Maratonën e Romës 2023 më 19 mars, Rao u bë njeriu më i shpejtë mbi 90 vjeç në histori, duke e përfunduar maratonën në gjashtë orë e 14 minuta për të thyer rekordin botëror që ishte 30 minuta më shumë.

Të jetosh deri në moshën 90-vjeçare është e mahnitshme, por Rao po i shtyn kufijtë e performancës njerëzore. Rao duket se po bëhet më i shpejtë me kalimin e moshës. Në vitin 2022, në moshën 89-vjeçare, ai vrapoi për gjashtë orë e 20 minuta për të fituar në kategorinë e moshës së tij.

Rao, i lindur në vitin 1933, i tha gazetës italiane La Repubblica se filloi të vraponte si adoleshent për të vazhduar me një mik dhe që atëherë nuk është ndalur. “Nëse unë mund ta bëj në këtë moshë, çdokush mundet. Unë do të doja të jem një shembull i kësaj”, ka thënë ai.

Sipas La Repubblica, Rao nuk e kishte idenë se kishte vendosur një rekord botëror kur mbaroi. Familja e tij festoi arritjen në vijën e finishit pranë Koloseut.

Ai theu rekordin M90+, duke kaluar maratonistin amerikan Ernest Van Leeuwen, i cili regjistroi kohën prej gjashtë orë e 46 minutave në Los Angeles në vitin 2005. Van Leeuwen mbajti rekordin për 18 vjet dhe vrapoi në maratonë çdo vit deri në vdekjen e tij në mars 2007 në moshën 94-vjeçare.

Rao ka vrapuar në Maratonën e Romës çdo vit që nga viti 2015 (përveç gjatë pandemisë). Në një intervistë, Rao ka thënë se ende vrapon 20 deri në 30 kilometra çdo javë.

Vrapimi është një mënyrë e shkëlqyer për ta mbajtur trupin tuaj aktiv dhe mendjen të re, dhe Rao po e vërteton pikërisht këtë.

Të ngjajshme