Vazhdon ???? ? ????ë??, ?ë? ??????ë ???ë ??? ?????? ? ??????? 43 mjekë

 Vazhdon ???? ? ????ë??, ?ë? ??????ë ???ë ??? ?????? ? ??????? 43 mjekë

Vazhdon ???? ? ????ë??, ?ë? ??????ë ???ë ??? ?????? ? ??????? 43 mjekë

Trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova po vazhdon. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu pohon, se vetëm për gjashtë javë nga Kosova janë larguar 43 mjekë, për të vazhduar punën në vendet evropiane.

“Gjatë këtij viti flasim prej një janari tashmë gjashtë javë përafërsisht janë 43 mjek, të cilët janë larguar nga Kosova”, tha ai.

Megjithëse me rritjen e koeficientit, u rriten dhe pagat e mjekëve, Sejdiu thotë ende nuk mund të thuhet se sa do të ndikoj kjo në ndaljen e ikjes së mjekëve. Sipas tij dy arsyet kryesore për të cilat mjekët e rinj janë duke u larguar nga vendi ka të bëjë me çështjen e punësimit, pasi që në Kosovë janë mbi 360 mjek pa punë.

“Dy arsyet kryesore për të cilat mjekët e rinj janë duke u larguar është punësimi. Ne kemi mbi 360 mjekë pa punë dhe shumica e këtyre që po largohen janë prej asaj kategorie, mbi 60 për qind të tyre. Pastaj kushtet e punës dhe kushtet e specializimit, që është ajo pjesa tjetër e mjekëve që po largohen dhe të gjitha këto nuk mund me ndryshu aq shpejtë dhe nuk presim një zvogëlim të papunëve”, tha ai..

Pakënaqësia tek mjekët sipas Sejdiut ka të bëjë me vlerën e koeficientit , për shkak se ka qenë pritja më e madhe si dhe rangimi i cili është kërkuar që të jetë më i lartë.

E çështja me të cilën mjekët nuk pajtohen është rangimi i njëjtë me psikologët klinik. Sejdiu thotë se janë duke shikuar me Zyrën Ligjore mundësinë e dërgimit të ankesës tek Avokati i Popullit, pasi që mjekët sipas tij janë diskriminuar duke u ranguar njëjtë me psikologët klinik.

“Nëse rangohet psikologu klinik i cili ka tri vjet Becheler dhe një vjet master apo gjashtë mujor me një mjek i cili ka gjashtë vjet shkollim dhe i ka të gjitha kompetencat e trajtimit. Kurse psikologu klinik nuk e ka një gjë të tillë. Edhe psikologu klinik në specializim me mjekun në specializim po e njëjta storie dhe psikologu specialist e njëjta storie me mjekun specialist, që nuk janë askund as me kompetenca as me shkollim. Prandaj aty është bërë një diskriminim. Tash ata mund të mbeten aty, por jo me neve. Me siguri ne sipas të gjitha gjasave do ta atakojmë”, tha ai.

Të ngjajshme