SBAShK proteston sot

 SBAShK proteston sot

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës sot do të mbajë protestë.

Protesta do të fillojë nga ora 11:30 dhe do të organizohet për të kërkuar realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBAShK-ut.

Miratimi i ligjit të pagave, rritja e pagave për 100 euro, fillimi i implementimit të ligjit për sigurime shëndetësor dhe  plotësim-ndryshimi i ligjit për skemat pensionale, janë kërkesat kryesore të SBAShK.

Protesta do të niset nga Biblioteka Kombëtare, për të përfunduar te Ndërtesa e Qeverisë.

Sipas njoftimit, në protestë do të marrin pjesë kryesitë e Shoqatave Sindikale, kryesuesit e sindikatave komunale, ata të universiteteve dhe kryesia e SBAShK-ut.

Të ngjajshme