Ramadani: Vazhdojmë, jemi brenda objektivit për të dalë në Evropë
Gjilani ka pësuar humbje në kryendeshjen me rivalin lokal Dritën, kurse trajneri i kuq e bardhëve, Zekiria Ramadani pas kësaj humbje ka deklaruar:
“E nisëm ndeshjen të ngarkuar. Ishte kjo një ndeshje e rëndë. Diferenca e pikëve na lejonte të mendojmë edhe për ndeshjen e radhës që e kemi ndaj Trpçës ’89 për kupë e cila është mjaftë e rëndësishme. Nuk e nënvlerësuam derbin, patëm përbërjen më të mirë, por nuk ia arritëm që së paku të nxjerrim një pikë. Kemi luajtur shumë brenda dy javësh, patëm një orar të ngjeshur dhe me shumë derbi. Na ngarkoi fusha në Klinë. Me këtë kontingjent që kemi do të mundohemi të vazhdojmë. Jemi brenda objektivit për të dalë në Evropë, jemi më të qetë dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka thënë Zekiria Ramadani.