Qeveria nuk ndanë fonde të reja për stadiumin e Gjilanit, i bartë ato të vitit të kaluar
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka ndarë asnjë cent për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan për vitin 2022.
Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 milardë e 746 milionë euro.
Ky buxhet pritet të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës. Në kuadër të këtij buxheti, Qeveria e Kosovës nuk ka planifikuar asnjë cent për vitin 2022 për ndërtimin e këtij stadiumi..
Renovimi i këtij stadiumi është duke vazhduar, kurse janë paraparë të bartën vetëm 1 milion e 500 mijë euro nga viti 2021 për vitin 2022, kurse për vitin 2022 nuk kanë paraparë të ndahen ndonjë fond i ri.
Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, për vitet 2022, 2023 dhe 2023 planifikohen të shpenzohen nga 1 milionë e 500 mijë euro për renovimin e këtij stadiumi.
Më 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.
Stadiumi i cili përdoret nga dy skuadrat gjilanase SC Gjilani dhe FC Dritës, pritet të jetë i kategorisë së katërt.