Pjesë e Hannover 96, Gjilanasja 𝗔𝗷𝗹𝗶𝗻𝗮 𝗗𝗲𝗺𝗮 merr ftesë nga Kosova

 Pjesë e Hannover 96, Gjilanasja 𝗔𝗷𝗹𝗶𝗻𝗮 𝗗𝗲𝗺𝗮 merr ftesë nga Kosova

Futbollistja kosovare, pjesë e Hannover 96, Ajlina Dema ka marrë ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës për grupmoshën U-19.

Futbollistja nga Zhegra e Gjilanit, e formuar te Hannover 96 në Gjermani, Ajlina konsiderohet si e ardhmja për ekipin e vajzave Dardane U-19, shkruan Gazeta Arena.

E lindur në 2006, futbollistja luan në mbrojtje dhe është pjesë e ekipit gjerman nga viti 2018./GazetaArena/

Të ngjajshme