Pensionohet 𝗠𝗶𝗸𝗲𝗿𝗲𝗺𝗲 𝗠𝗮𝗹𝗶𝗾𝗶, prej moshës 19 vjeçare punoi në Spitalin e Gjilanit, në pozitën “Motër Medicinale”

 Pensionohet 𝗠𝗶𝗸𝗲𝗿𝗲𝗺𝗲 𝗠𝗮𝗹𝗶𝗾𝗶, prej moshës 19 vjeçare punoi në Spitalin e Gjilanit, në pozitën “Motër Medicinale”

𝗠𝗶𝗸𝗲𝗿𝗲𝗺𝗲 𝗠𝗮𝗹𝗶𝗾𝗶

Sot ka datëlindjen e 65-të dhe pensionohet Mikereme Maliqi. Prej moshës 19 vjeçare punoi në Spitalin Regjional të Gjilanit, në pozitën ” Motër Medicinale”.

Plotë 46 vite pa u lodhur, gjithmonë e buzëqeshur me kulturë dhe edukatë, e gatshme për të ofruar shërbimin profesional pacientit. Aty ku ishin pacientët aty ishte edhe ajo, e gatshme për ta ndihmuar dhe lehtësuar.

U punësua më 05 qershor të vitit 1977.

Punoi në repartin e

1. Internos

2. Kirurgjisë

3. Pediatrisë

4. Gjinekologjisë

5. Emergjencës

6. Radiologjisë, të gjitha këto në Spitalin Regjional në Gjilan, gjithashtu punoi edhe në

6. Ordinancën private Nataliteti

Me dijen dhe përvojën që kishte, punoi edhe si mentore, me nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë, paralelet në gjuhën shqipe dhe turke, duke u angazhuar maksimalisht që nxënësit të aftësohen sa më mirë profesionalisht.

Si gjithmonë, e etur për dije profesionale, pasi u hapën fakultetet për infermieri, regjistroi dhe kreu fakultetin e infermierisë, me qëllim të vetëm aftësimin profesional dhe shërbimin sa më profesional ndaj pacientëve.

Me krenari dhe mburrje, e bëjë këtë postim, duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe sa më gjatë ta shfrytëzojë pensionin

URIME….

/Xhelal Salihu/

Të ngjajshme