Pas 52 vitesh në kërkim, zbulohet hajduti i bankës

 Pas 52 vitesh në kërkim, zbulohet hajduti i bankës

Një i kërkuar që qëndronte pas grabitjes më famëkeqe në SHBA është zbuluar pas 52 vitesh. Ted Conrad punonte si sportelist në Society National Bank në Cleverland kur grabiti punëdhënësin e tij në 1969. Ai u zhduk me 215 mijë dollarë, që sot kanë vlerën e 1.7 milionë dollarëve.

Hetuesit nuk arritën të zbulonin vendndodhjen e tij për shkak se bënte një jetë të qetë. Conrad, i cili v diq në maj nga kanceri në mushkëri, ishte vetëm 20 vjeç kur kreu grabitjen. Ai shfrytëzoi të metat e sigurisë duke arritur që të dilte nga banka me paratë të fshehura në një çantë ndërsa banka ishte duke u mbyllur të premten në mbrëmje.

Punonjësit e bankës mësuar për grabitjen vetëm dy ditë më pas kur Conrad ishte zhdukur tashmë. Conrad ndryshoi emrin në Thomas Randele dhe u largua për të jetuar në Uashington, Los Angeles dhe Boston.

“New York Times” raporton se ai ka kaluar 40 vite duke punuar si lojtar golfi dhe shitës për makina të përdorura.

Çështja mbeti e pazbuluar për dekada përpara se hetuesit, të alarmuar nga shfaqja e nekrologjisë së Randele në një gazetë, të ishin në gjendje të krahasonin dokumentet që ai kishte depozituar gjatë viteve 1960.

Të ngjajshme