Në festivalin “𝐏𝐢𝐚𝐧𝐨𝐅𝐞𝐬𝐭”, Eni Ademi zë vendin e parë
Eni Ademi nga Gjilani zë vendin e parë në festivalin internacional të pianos “PianoFest”, të mbajtur në Bitola të Maqedonisë Veriore, ku kishte pjesëmarrës nga shumë shtete të ndryshme, shkruan portali zerogjasht.
Në festivalin “PianoFest”, Eni Ademi u vlerësua më pikët maksimale nga juria profesionale dhe merr 96.3 pikë dhe zë vendin e parë.
Eni Ademi është nxënëse në klasën e dytë të shkollës së muzikës në Gjilan nën përkujdesjen e mësueses Dafina Bajrami / zerogjasht/