Nazim Gagica e afaristi i njohur Ilmi Mustafa presin vëllezërit e boksit profesionist Altin e Milot Zogaj
Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan së bashku me anëtarin e kryesisë afaristin e njohur Ilmi Mustafa, sot kanë pritur dy boksierët me origjinë nga Drenasi të cilët veprojnë në Gjermani – vëllezërit Altin e Milot Zogaj, të cilët po bëjnë karrierë në boksin profesionist më mjaft sukses.
Në zyret e AAK-së në Gjilan u diskutua gjerë e gjatë për ecurit politike, por edhe për karrierën e vëllezërve Zogaj të cilët cdo ditë e më shumë po na bëjnë krenar në arenat evropiane e botërore.
Kryetari i AAK-së dega në Gjilan Nazim Gagica e anëtari i kryesisë Ilmi Mustafa, kanë bërë të
ditur se është kënaqësi të takosh kampionët siq janë Milot e Altin Zogaj të cilët po na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në boksin profesionist dhe jemi të nderuar që këta dy kampion sot kanë vizituar qytetin e Gjilanit për tu njohur nga afër me punën të cilën e bëjmë në këtë pjesë të Kosovës.Ndërsa, vëllezërit Altin e Milot Zogaj pas këtij takimi kanë theksuar.
“Eshtë nder e kënaqësi të takoshë njerëzit të cilët me punën e tyre nuk ndalën në asnjë moment për të mirën e qytetarve dhe sportistve. Ishte kënaqësi e jona që u takuam me shumë njerz të dashur e të respektuar, urojë që në të ardhmën të vazhdon bashkpunimi ynë me struktuart udhëheqëse të kësaj partie në komunën e Gjilanit”.
E veqanta e këtyre dy vëllezërve është në cdo meqë në të hyrë në ring paraqiten nën tingujt e marrshit të UQK-së.
Subjekti politik AAK dega në Gjilan cdo ditë e më shumë është afër qytetarve e sportistve duke mos i harruar në asnjë moment.