Naile Halili, artisja që magjeps me këngët dhe stilin e saj

 Naile Halili, artisja që magjeps me këngët dhe stilin e saj

Këngëtarja vitiase po korr sukses në muzikë me zërin e interpretimet e saj. Stili dhe talenti kanë bërë që ajo t’i ngjitet shkallëve të suksesit, për të iu bashkuar në një të ardhme të afërt, edhe yjeve shqiptare të muzikës.

 Vitiasja Naile Blerim Halili, si një deputante e re me prezantimet në festivalet e ndryshme po bëhet emër i njohur për opinionin kosovarë por edhe më gjërë.

Nailja ka kryer shkollen e mesme të muzikes në SH. Mesme ,,Çesk Zadea”-Ferizaj, ndersa aktivitetin kulturor si soliste e rregullt e zhvillon në Qendren Kulturore ,,ANAMORAVA”- Viti, me drejtor Arianit Hetemi, si dhe bashkëpunon ngushtë edhe me AKV ,,Kastriotet” në Ferizaj.

Nailja, vitin e kaluar ishte fituese e vendit të dyt ne festivalin Kosovarja këndon në Ferizaj, është pjesmarrse në vazhdimsi edhe ne Tv qendrore dhe lokale ku në bashkëpunim edhe me producent si Burim Krasniqi ka sjellur para audience matriale të shkëlqyeshme.

Nailja se fundi mori pjes edhe në festivali ,,Flakadani Karadakut” ku para publikut sjelli këngen O,Drenica Ime” këng kjo e edituar më parë nga e madhja Violeta Kukaj!

Në rastin konkret Naile Halili tejkaloj pritjet me interpretimin e kesaj kënge ,ishte ylli i Festivalit Flakadani Karadakut, edhe pse QK ,,Anamorava”u trajtua jashtë konkurences, artistet e saj ishin te shkelqyeshem si tenori ynë Alban Zuka, Mexosoprano Merita Sahiti Selishta nje kampijone fituese e shume e shumë çmimeve të para, tashtë më e njohure si Diva e Anamoraves!

Artistët si Nailja e bëjnë krenar jo vetëm Anamoravën por edhe Kosovën./info-plus.tv/

Të ngjajshme