Mjeku i Javës: 𝗗𝗿. 𝗜𝘀𝗹𝗮𝗺 𝗥𝗮𝘀𝗵𝗶𝘁𝗶 shpjegon sëmundjet akute tek fëmijët që kërkojnë intervenim kirurgjik

 Mjeku i Javës: 𝗗𝗿. 𝗜𝘀𝗹𝗮𝗺 𝗥𝗮𝘀𝗵𝗶𝘁𝗶 shpjegon sëmundjet akute tek fëmijët që kërkojnë intervenim kirurgjik

Dr. Islam Rashiti – specialist i kirurgjisë së fëmijëve në Spitalin e Gjilanit ka filluar fakultetin e mjekësisë në Prishtinë ndërsa ka diplomuar në Universitetin e Sarajevës. Më pas stazhin specialistik e ka mbajtur në Institutin për Nëna dhe Fëmijë dhe në Qendrën Klinike Spitalore Universitare në Beograd, kurse provimin e ka kryer në Prishtinë ku ka marr edhe titullin Master. Rashiti punon si kirurg i fëmijëve që nga viti 2000.

Dr. Islam Rashiti vjen në një intervistë në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta. Ai flet për sëmundjet akute tek fëmijët të cilat kërkojnë intervenim urgjent kirurgjik.

“Gjate karrierës sime jam ballafaquar me sëmundje të nduarnduarshme në lëmin e kirurgjisë së fëmijëve. Të gjitha sëmundjet te fëmijët kërkojnë përkushtim dije dhe  trajnim të specialializuar, sfidë për kirurgun e fëmijëve gjithnjë janë sëmundjet akute kirurgjike sepse kërkojnë diagnostikim të shpejtë  të saktë dhe intervenim në kohë optimale. Në fillim vetëm do i kisha përmendur sëmundjet akute kongjenitale te të posalindurit që kërkojnë trajtim urgjent.

Atresioni i Esofagut

Atresioni i duodenit,

Atresioni i zorreve te holla

Atresioni i anusit

Këto janë sëmundje të lindura që kërkojnë trajtim urgjent kirurgjik, për shkak se mungon kontinuiteti i organit në fjalë veç e veç”, shprehet mjeku Rashiti.

Ai thotë se për të korrigjuar këto anomali te lindura është i domosdoshëm intervenimi kirurgjik që të vendoset kontinuiteti i këtyre organeve dhe të sigurohet kalushmëria e ushqimit. Nuk ka diskutim se këto intervenime kirurgjike kur kihet parasysh edhe moshën e të posalindurit janë sfidë për kirurgun Pediatrik. Por që rezultatet janë shumë të mira.

“Tani unë do koncentrohem më tepër për abdomenin akut te fëmijët për arsye se nuk ka ditë që nuk ballafaqohemi me këtë sindrome e cila në vete mbërthen një mori të sëmundjeve intraabdominale, e që në princip kërkon intervenim urgjent operativ. Shfaqet më së shpeshti si pasojë e apendiciteve, invaginacioneve, ileuseve, divertikuliteve, hernieve te incarceruara, etj”, shpjegon kirurgu i fëmijëve.

Diagnoza, thotë ai, vihet në bazë të ekzaminimit klinik, Laboratorik, radiografik, ultrasonogra-fik ,Tomografisë së kompjuterizuar, Rezonancës magnetike.

“Ne preferojmë diagnostikimin e hershëm për arsye të që mos të rrezikohet pastaj fëmija nga shoku endotoksik., ileuset adhesive postoperative,zgjatja e qëndrimit në spital si dhe ndryshimeve ireverzibile. Është me rëndësi për prindërit t’i dallojnë së paku simptomet kryesore të sëmundjeve akute kirurgjike, prsh. Apendiciti, për prind është me rëndësi ta dine se përcillet së pari me dhembje barku, vjellje dhe temperaturë, këto shenja paraqiten edhe te divertikulumi, dhe ileusi, por që te ileusi barku është shumë ma i fryer dhe vjellja është me ngjyrë të gjelbërt”, ka shpjeguar mjeku Rashiti.

Te hernia inguinale e inkarceruar kemi ajtje te theksuar në ije e cila varësisht prej moshës mund të lëshohet edhe në qesken skrotale.

Mjeku tregon se për prindërit është me rendësi të identifikojnë se kur është paraqitur ajtja, a po vjell fëmija dhe a është i shqetësuar. Intervenimi kirurgjik  nëse hernia është e inkarceruar duhet të kryhet sa më herët që është e mundur.

“Nuk mund të anashkaloj edhe një sëmundje që është mjaft e shpeshte  e që është torsioni apo përdredhja e tetisit. Paraqitet prej moshës intrauterine e deri në moshën e shtyer, me pasqyrë të skrotumit akut/Skuqje, edhe me dhembje /e testisit të atakuar. Bën pjesë në urgjencat e kirurgjisë së fëmijëve, prognoza eshte shum e mire nëse intervenimi kirurgjik kryhet në 6 orët e para, me kalimin e kohës suksesi për mbijetimin e testisit drastikisht zvogëlohet. Fatkeqësisht në punën tone të përditshme  shpesh hasim në faze të vonuar kur shërimi është i pamundur. Këshillat për prindër duhet të ipen nga, mjeku  familjar, pediatri por edhe kirurgu i fëmijëve”, ka thënë Rashiti.

Nuk duhet gjithnjë të nisemi nga postulatet se çdo dhembje e barkut është problem kirugjik.

Ka një hierarki te dhembjet e barkut së pari duhet fëmija  te referohet nga mjeku familjar te pediatri e pastaj pediatri pas ekzaminimeve të nevojshme nëse dyshon në sëmundja akute kirurgjike të referohet pacienti te kirurgu I fëmijëve. Mjeku Rashiti në fund ka thënë se në Spitalin e Përgjithshëm ne Gjilan kryhen të gjitha intervenimet akute kirugjike te fëmijët, përjashtim bëjnë sëmundjet akute kirurgjike te neonatusët sepse kërkojnë përkujdesje te veçante postoperative. /Gazeta Shneta/

Të ngjajshme