Kush ishte Rexhep Rexhepi?
Arsimtari Rexhep i Iindur më 12.08.1945 në Përlepnicë. Shkollën e fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa shkollën e mesme Gjimnazin “Zenel Hajdini” e kreu në Gjilan në vitin 1966.
Ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike drejtimi biologji-kimi” e kreu në Shkup në vitin 1968/69. Në shkollë të lartë diplomoi në vitin 1970.
Punën e filloi s’i si arsimtar në fshatin Malishevë, gjegjësisht në Shkollën fillore “Emin Duraku”
Pasi ishte edhe bursistë i komunës së Gjilanit, arsimtari punoi 4 vite në këtë shkollë të fshatit Malishevë të Gjilanit.
Më pastaj, arsimtari Rexhep Ramadan Rexhepi nga shkolla fillore,,Emin Duraku” të fshatit Malishevë, vazhdoi punën me ditar në dorë edhe në shkollën fillore “Nazim Hikmet” në fshatin Dobërçan, ku në këtë shkollë punoi deri në vitin 1974.
Kështu arsimtari Rexhep nga viti 1974 u pranua në shkollën fillore “Thimi Mitko” në Gjilan!
Në këtë shkollë fillore punoi deri në vitin 1995.
Pas punës në shkolla të ndryshme në komunën e Gjilanit ,arsimtari fillon punën edhe në vendlindje në Përlepnicë, gjegjësisht në shkollën fillore “Skënderbeu” nga vitin 1995 në këtë shkollë punoi deri në pension më 12.08.2010 !
Arsimtari Rexhep me ditar në dorë i kaloi 43 vite të jetës vetëm në arsim.