Kush ishte Adem Berisha?
Adem Berisha: I lindur në Përlepnicë, më 1937. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen Normale e filloi në Gjilan dhe e mbaroi në Prishtinë. Kishte diplomuar në Shkollën e Lartë Juridike, në Prishtinë. Punën filloi në fshatin Zhegër, pastaj në Përlepnicë. Për një kohë ishte edhe drejtor i shkollës,
deri në vitin 1968. Pas këtij viti punoi në shumë institucione të ndryshme. Së fundmi ishte Drejtor i Postës, pastaj zëvendës sekretar i BVI-së së Shëndetësisë, kur edhe u nda nga jeta në vitin 1986.