Kush është gjilanasi që mori pjesë në klipin e këngëtares me 𝗳𝗮𝗺ë botërore Katja Krasavice?

 Kush është gjilanasi që mori pjesë në klipin e këngëtares me 𝗳𝗮𝗺ë botërore Katja Krasavice?

Gjilanasi Rinas Zeqiri edhe pse i ri për nga mosha këto ditë ka bërë bujë të madhe me videoklipin e famshëm të këngëtares Gjermane me origjinë nga Republika e Çekisë, Katja Krasavice, të zhanrit të muzikës hip-hop.

Djaloshi 24 vjeqar, Rinas Zeqiri, ishte pjesë e videoklipit të ri “Alles Schon Gesehen”, njiherit ishte protagonisti kryesor i këtij videoklipi të realizuar në mënyrë fantastike, ku bëhej fjalë për një histori dashurie e cila përfundon me tradhti.

Këngëtarja me famë botërore Krasavice, këtë videoklip ja kishte besuar Sekuence Studio në Prishtinë, të cilët e drejtojnë me mjaft mjeshtri Adonis Krasniqi e Alban Selimaj.

Rinas Zeqi i cili njiherit është edhe student në Teknologjinë Informative, ai ka një pasion të jashtëzakonshëm Bodybilldingun, i cili i kushton rëndësi të madhe vijave trupore të tij, dhe i cili njiherit është edhe trajner i fitnesit.

Rinasi për të marrë pjesë në këtë videoklip tejet të suksesshëm kishte aplikuar me disa fotografi të fizikut të tijë dhe këngëtarja Katja Krasavice kishte vendosur që në videoklipin e saj të jetë gjilanasi, Rinas Zeqiri.

“Kam qenë shumë i gëzuar, të marrësh pjesë në një klip të një këngëtare me famë botërore siç është Katja Krasavice është një sukses i jashtëzakonshëm dhe për këtë jam shumë i lumtur, dhe t’ju them të drejtën nuk kam pritur një ftesë të tillë në një konkurrencë të jashtëzakonshme duke i hapur mundësit e mia në të ardhmen”, ka bërë të ditur Rinsa Zeqiri.

Rinasi me të madhe ka hapur shtegtimin e tij në botën e muzikës, me tu publikuar ky videoklip shumë njohës të muzikës dhe fansa nga mbarë Evropa ka marrë komplimente të mëdha.

Në këtë industri të muzikës Rinasi ka marrë ftesë edhe nga disa këngëtarë me famë evropiane, duke theksuar se kudo që paraqitet popullin e Kosovës do ta bën krenar./rajonipress/

Të ngjajshme