Kush është Enver Sylejmani?
Enver Idriz Sylejmani u lind në vitin 1960 në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit. Katër klasët e para të fillores i kreu në vendlindje për ta përfunduar tetëvjeçaren në Bujanoc. Në Bujanoc kreu edhe shkollimin e mesëm, Gjimnazin “Sezai Suroi” të asaj kohe. Pas kryerjes së Gjimnazit n[ vitin 1980, Enveri regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sofjes në Bullgari për ta kryer atë me sukses në vitin 1987. Në vitin 1999 punësohet në shtëpinë e Shëndetit në Gjilan,ku punon deri në vitin 2003. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe ndihmës drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan.
Enveri në vitin 2003 shkonë në specializim në Klinikën e sëmurjeve infektive në QKUK në Prishtinë. Specializimin e përfundon në vitin 2009 dhe si specialist-infektolog, kthehet në Gjilan, por.. ngjau ajo që nuk do e kishte pritur askush. Si specialist, në ate kohë ekspert deficitar, ai mbeti i pa punë. Asesi të gjente punë andaj pas tre viteve –në vitin 2012 punësohet-si specialist i sëmurjeve ngjitëse-infektolog në Repartin e infektives në Spitalin Regjional në Gjilan,ku punon edhe sot e kësaj dite. Doktor Enveri me bashkëshorten dhe fëmijët (ka dy vajza dhe një djalë) jeton në Gjilan.
Doktor Enveri ishte edhe pjesëmarrës në Luftën e UÇPMB-së në vitin 2001. Atje në mesin e ushtarakëve të UÇPMB-së të stacionuar në Dobrosin dhe në Breznicë, ishte pothuajse çdo pasditeje për ti kontrolluar ushtarakët në këto dy Qendra ku ishin stacionuar ata. Për tërë këtë e dëshmon edhe fakti se nga këtu kishte urdhra për të shkuar e shërbyer ushtarakëve nga përgjegjësit për shëndetësinë e ushtarakëve në Dobrosin dhe Breznicë: Doktor Sali Ahmeti, Infektolog nga Prishtina pastaj me te ishin herë pas here edhe Doktor Ukshin Ismajli dhe doktor Hajriz Ibrahimi njeri në atë kohë drejtor i Spitalit Regjional ndërsa tjetri drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Gjilan. Tërë këtë aktivitet e dëshmon edhe Mirënjohja për kontributin e dhënë në UÇPMB, të cilën ia ndau UÇPMB-ja. Atdhedashurinë e kishte traditë familjare doktor Enveri. Ishte i edukuar në atë mënyrë nga babai i tij Idrizi,i cili kishte qenë bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë i Mulla Idris Gjilanit, i Lam Breznicës e patriotëve të tjerë të malësisë së Gollakut dhe të Malësisë së Bujanocit,duke marrë pjesë krah për krah me ta në luftërat që janë zhvilluar në mbrojtjen e trojeve shqiptare,të kufirit etnik të Kosovës lindore.
Profesionalizmi, mirësjellja, afria në komunikim dhe butësia e tij, ka bërë që Doktor Enveri, jo rrallë here të kërkohet nga pacientët për tu kontrolluar kur ata i drejtohen Spitalit të Gjilanit. Doktor Enveri është i afërt edhe me kolegët e punës ku Ai punën. Të gjithë kanë fjalë miradije për te. Është njeri që e donë profesionin e respekton atë dhe e ushtron si i ka hije.