Kush është Dr.Enver Murtezi?

 Kush është Dr.Enver Murtezi?

Dr. Enver Murtezi është Specialist i Mjekësisë Emergjente me përvojë 23 vjeçare.

Ai kreu fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe mori titullin “Mjek i Përgjithshëm”.

Nisi karrierën duke punuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, “Ndihma e Shpejtë” në Gjilan.

Në vitin 1999 filloi Secializimin në fushën e Mjekësisë Emergjente në Qendren Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka marrë mësime dhe aftësi nga kurset BLS, ACLS, ATLS, PALS.

I mësoj dhe i zbatoj algoritmet më të reja ndërkombëtare, që sigurojnë trajtim më kualitativ të rasteve emergjente. E mbaroi Specializimin në Mars 2004.

Në vitin 2004 filloi punën në repartin e Emergjencës në Spitalin Rajonal të Gjilanit si “Specialist i Mjekësisë Emergjente”.

Nga Viti 2003 deri në Korrik të Vitit 2021 Dr. Murtezi ka qenë Shef i repartit të Emergjences në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, pastaj ka qenë Koordinator për cilësi në kuader të Spitalit.

Përvec këtyre Dr. Murtezi ka pasur bashkëpunim të mirë me KFOR-in Amerikan në kampin Bond Still.

Gjatë kësaj kohe ai ka mbajtur shumë trajnime dhe seminare në kuader të edukimit të vazhduar profesional nga Mjekësia Emergjente, të cilat janë mbajtur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj.

Nga 8 Marsi 2008 deri më 9 Prill 2008 ishte në trajnim për Traumatologji dhe Telemjekësi në Tucson- Arizona SHBA.

Gjatë viteve 2011-2012 ka punuar në Spitalin ,”Euromed-Nëna Naile” në Kllokot.

Ndërsa në Dhjetor të vitit 2015 ishte në trajnim në Qendrën Ndërkombëtare të trajnimit për Mjekësi Emergjente në “Izmir” të Turqisë.

Në vitin 2021 për tre muaj punoj në “Swiss Hospital” në Gjilan.

Përveq këtyre trajnimeve gjatë kësaj kohe Dr. Murtezi mori pjesë në shumë seminare dhe konferenca si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj.

Tani Dr. Enver Murtezi është Shef i Departamentit të Emergjencës në United Hospital.

Burimi: United Hospital

Të ngjajshme