Koha kur Malisheva ishte kryeqendër e futbollit në Anamoaravë

 Koha kur Malisheva ishte kryeqendër e futbollit në Anamoaravë

Për disa vite para luftës, Malisheva ka qenë kryeqendër e futbollit në Anamoravë. Në këto livadhe ka mbijetuar loja e futbollit.

Faqja Malisheva ka rikujtuar ato kohë të vështira përmes diskutinimeve të bashkëfshatarëve, në biseda emocionale.

Fshati ynë njihej si kryeqendër i futbollit në Komunën e Gjilanit, shquhej për futbollist të shumtë dhe të dalluar.

Kujtonim sakrificat e shumë gjeneratave, organizinin e garave për tërë fshatrat, ne periudhën ku futbolli zhvillohej nëpër ara e livadhe, ku ndeshjet luheshin në kushte shumë të vështira, ku shumë familje në fshatin tonë i kishin dhuruar tokat e tyre për t’i shndërruar në fusha futbolli, vetëm e vetëm që futbolli të luhej dhe ne si të rinjtë ta zhvillonim talentin.

Periudhën ku ishte shumë vështirë apo e pamundur të luhej futboll përshkak rreziqeve që vinin nga policia serbe.

Përkundër rrethanave të vështira kemi pasur vullnet ta ndërmarrin hapa të guximshëm dhe të luajmë pasi motivi për të vazhduar tutje ishte i madh, ngase të gjithë besonin se herët a vonë kjo sakrificë dhe rezistencë ndaj pushtuesit do të sillte ditë të mira veçanarisht për futbollin.

Si rezultat i emocioneve të kohës dhe sakrificave të shumë gjeneratave të mëparshme, veçanarisht për nder të bashkëvendasve tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporëqë gjithmonë kanë qenë pranë vendlindjes duke kontribuar në të gjitha aspektet, vendosëm që me një grup të bashkëfshatarëve të organizojmë një turnir në futboll të vogël tek shkolla “Abdullah Tahiri” gjatë muajit korrik.

Në përfundim të këtij organizimi do të ketë edhe një koktej rasti për të pranishmit si shenjë falenderimi për kontributin që kanë dhënë si dhe vazhdojnë të japin.

Ndryshe, lidhur me organizimin, Malisheva me kënaqësi pret sygjerime dhe rekomandime, duke dërguar qoftë edhe ndonjë foto që kujton atë kohë dhe futbollin e asaj periudhe./mediafokus/

Të ngjajshme