Kjo është vajza nga Kosova që mposhti 145 shtete në garat e gjeografisë

 Kjo është vajza nga Kosova që mposhti 145 shtete në garat e gjeografisë

Altina Salihu, nxënëse e klasës së dhjetë në Skënderaj, ka arritur të mposhtë 145 shtete në garat ndërkombëtare të gjeografisë, që edhe këtë vit janë mbajtur online, për shkak të pandemisë.

Radio-KFOR ka zhvilluar një bisedë me Altinën, e cila tregoi më shumë për këto gara dhe dashurinë e saj për gjeografinë.

“Dëshira ime ka qenë që të marr pjesë në gara në gjeografi dhe pasi profesorët e mi e kanë parë interesimin dhe njohuritë e mija në këtë fushë, fillimisht kam marrë pjesë në gara me nxënës të tjerë nga Kosova, ku kam arritur të marr 98 pikë, duke dalë e para dhe pastaj kam marrë pjesë në gara me shtetet e Gadishullit Ballkanik. Atje sërish jam vlerësuar me vendin e parë dhe pastaj në garat evropiane dhe botërore, ku kam arritur të fitoj vendin e parë, nga 145 shtete pjesëmarrëse”.

Altina tregoi se ajo do të vazhdojë të punojë edhe më tepër dhe do të marr pjesë vazhdimisht në gara, derisa se do të fokusohet në studimin gjeografik të hartës së vendeve të Evropës, pasi janë vendet e saj të preferuara.

Njëherësh, Altina ndahu një mesazh motivues për të gjithë të rinjtë në Kosovë, duke i porositur ata të mos dorëzohen asnjëherë, por të punojnë drejt ambicieve të tyre dhe vetëm me punë do të arrijnë sukses.

Altina përveç gjeografisë, pëlqen edhe astronominë dhe dëshira e saj më e madhe është që një yll në qiell, një ditë të mbajë emrin e saj.

Të ngjajshme