Kampioni i vrapimit i zhgënjyer me Ministrinë, kërkon ndihmën e qytetarëve për pjesëmarrje në gara

 Kampioni i vrapimit i zhgënjyer me Ministrinë, kërkon ndihmën e qytetarëve për pjesëmarrje në gara

Sportisti i vrapimit edhe njëheri edhe kampion i vrapimit  Ernes Zyberaj është shprehur i zhgënjyer me Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai përmes një postimi në rrejtin social Facebook  ka bërë thirrje publike të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të marrin pjesë  në garën e radhës për të përfaqësuar vendin tonë pasi që Ministria nuk i ka dalur në ndihëm për këtë garë dhe se nuk i sheh si sportista.

“Përshëndetje shoqëri! Gjatë gjithë rrugëtimit tim drejt përfaqësimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare përmes vrapimeve ultramartonike, gjithmonë kam gjetur mbështetjen dhe përkrahjen e juaj pa rezervë!Për këtë jam falenderues gjithmonë, sepse të paktën e di që dikush ta vlerson djersën,punën dhe sakrificat e tua dhe të jep motiv për të vazhduar tutje.Pasi që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si duket nuk po na merr seriozisht si sportist me rezultate kulminante ku pas disa refuzimeve (të kota dhe debille) gjatë aplikimit për mbështetje në thirrjet publike, më duhet të kërkoj nga ju ndihmë dhe përkrahje që të marrë pjesë në garat e radhës që do ti kem.Duke e marrë parasysh qe edhe jemi pa sponzor qe 7 muaj dhe me shumë vështërsi po mundohemi që të jemi në formë me pregaditje për të qenë në nivel, kërkoj nga ju dhe ata të cilët janë me biznese të na bashkohen në rrugëtimin tonë që Kosovën në arenën ndërkombëtare ta shohim në tjetër nivel”, ka shkruar ai.

Të ngjajshme