Ja cili është lloji i bukës që duhet të zgjidhni nëse dëshironi që tmos i’u shtoj as edhe 1 gram peshë
Buka është një nga kënaqësitë e thjeshta të jetës. Por kur vjen puna te hu mbja e peshës, një nga gjërat e para që me siguri përgatiteni për të reduktuar është pikërisht buka.
Megjithatë nuk ka pse të jetë kështu, ashtu si të gjitha ushqimet, ajo duhet të shijohet.
E mbushur me karbohidrate dhe miell të rafinuar, buka është kthyer në është ar. mikun e ri.
Por, besojeni ose jo, ju ende mund të konsumoni bukë dhe të mos shëndosheni.
Gjithmonë zgjidhni bukë më drithëra të plota
Mbani mend se nëse përbërësit në etiketën e bukës shkruajnë: sheqer, sakarozë, fruktoza, shurup misri, miell i bardhë ose gruri, buka dhe ushqime me përbërës të njejtë, përmbajnë kryesisht karbohidrate të thjeshta dhe duhet të kufizohen.
Një ushqim konsiderohet “kokërr e plotë ” vetëm nëse në paketim shkruhet “drithëra ose grurë i plotë “.
Të kuptuarit e listës së përbërësve, të paktën ato më baziket, është një hap i madh për tu ushqyer mirë.
Zgjidhni bukë integrale.
Krahasuar me bukën e zakonshme, buka integrale përmban më tepër lëndë ushqyese.
Ato gjithashtu ju ngopin më shpejt, janë shumë të shijshme dhe kanë një indeks më të ulët glicemik, i cili parandalon rritjen dhe rënien e shpejtë të sheqerit në gj. ak.
Zgjidhni bukë me grurë organik.
Gruri ka ndryshuar gjatë 50 viteve të fundit dhe kultura e përgatitjes së tij nuk është më e njëjta si ajo e të parëve tanë, shpjegojnë ekspertët.
Ndërkohë që shumë kërkime kryhen rreth rolit të pesticideve dhe kimikateve në shëndetin tonë, gruri organik ka një ekspozim më të ulët ndaj tyre.
Prandaj ai është një mundësi më e sigurt.
Kërkoni për bukë të fermentuar
Procesi i fermentimit të bukës mundëson një sasi bak. teresh të shëndetshme, që ndihmojnë në balancimin e sistemit të tretjes dhe përmirësimin e metabolizmit tuaj.
Kërkoni bukë me krunde, elb dhe thekër.
Ato janë disa aleatë të vërtetë kur bëhet fjalë për bukën.
Këto ushqime janë të pasura me fibra, përmbajnë beta-glukan, një fibër e tretshme që rrit sasinë e kohës që duhet për zbrazjen e stomakut tuaj dhe parandalon rritjen e shpejtë të sheqerit në gj. ak.
Shoqërojeni bukën tuaj me yndyrna të shëndetshme.
Nëse shoqëroni bukën me yndyrna të shëndetshme si vaji i ullirit, jo vetëm që do të parandaloni konsumimin e tepërt të bukës, por gjithashtu do të shtoni një aromë dhe shije të këndshme.
Përgatisni një sanduiç më të shëndetshëm
Ka shumë mënyra të thjeshta për të shijuar një sanduiç me pak bukë ose pa bukë.
Ju mund të zëvendësoni simitein me marule, dhe të mbështillni me të të gjithë përbërësit që do të shtonit në sanduiçin e zakonshëm. Akoma më mirë do të jetë nëse vendosni të ekspermentoni dhe të shtoni përbërës të tjerë.