Intervistë 𝗲𝗸𝘀𝗸𝗹𝘂𝘇𝗶𝘃𝗲 me këngëtarin nga Kamenica Elvir Tahiri

 Intervistë 𝗲𝗸𝘀𝗸𝗹𝘂𝘇𝗶𝘃𝗲 me këngëtarin nga Kamenica Elvir Tahiri

Në këtë intervistë ekskluzive për portalin “Zerogjasht”, Elvir Tahiri tregon për jetën e tij profesionale dhe planet e tij.

Së pari përshëndetje, është kënaqësi të jem pjesë e kësaj interviste dhe të përgjigjem ekskluzivisht për portalin Zerogjasht.

Zerogjasht: Sa kohë keni që merreni me muzikë?

Elvir Tahiri: Unë merrem me muzikë prej moshës 5 vjeçare dhe koncerti im i parë ka qenë kur isha në parashkollor.

Zerogjasht: A e keni të trashëguar muzikën në familjen tuaj, apo jeni i vetmi që këndoni në familje?

Elvir Tahiri: Unë muzikën e kam të trashëguar nga babai që është edhe mjeshër i veglave muzikore me të cilat prezantoj në festivale të ndryshme.

Zerogjasht: Nëse jo në muzikë, ku do e gjenit veten në ndonjë profesion tjetër?

Elvir Tahiri: Muzika është profesoni im dhe jam përkushtuar shumë në këtë profesion, kështu që nuk është se kam menduar diçka tjetër për të ardhmen.

Zerogjasht: Ku e shihni veten pas 5 viteve?

Elvir Tahiri: Unë pas 5 vitesh mendoj se do të jem shumë më lartë se që jam sot, duke u bazuar në përkushtimin tim.

Zerogjasht: A mund të zbuloni ndonjë ekskluzivitet për portalin zerogjasht?

Elvir Tahiri: Projektet në të ardhmen do të jenë më ndryshe se tani në aspekt të mirë të suksesit mbetet të shihet në të ardhmen.

Intervistën e realizoi: Artan Dërmaku

Të ngjajshme