Gjilani ka një njoftim të rëndësishëm para duelit me Ballkanin

 Gjilani ka një njoftim të rëndësishëm para duelit me Ballkanin

Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XXVII-të në BKT Superligë ndaj FC Ballkani do të zhvillohet të dielën më 03 Prill në stadiumin e qytetit “Agim Ramadani – Katana” në Gjilan me fillim nga ora 13.30.

Sektori i tribunës Vendas do jetë i rezervuar në pjesën Perendimore, ndërkohë sektori i tribunës Mysafir do jetë pjesa Lindore

Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.

Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.

Të ngjajshme