Gjilan: Fillon fushata “Zgjidhe lomshin” për fëmijët me aftësi të kufizuara

 Gjilan: Fillon fushata “Zgjidhe lomshin” për fëmijët me aftësi të kufizuara

Ka filluar fushata “Zgjidhe lomshin” në Gjilan, e cila është komuna e katërt e angazhuar për të mbështetur përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kjo fushatë synon të promovojë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të rrisë ndërgjegjësimin për barrierat me të cilat ata përballen.

Në këtë aktivitet kanë folur kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, udhëheqësi për bashkëpunim në kuadër të Zyrës së BE-së në Kosovë Johannes Stenbaek Madsen, shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë Veronica Vashchenko e të tjerë.

Me këtë u tha se po nis vetëm një fushatë në Gjilan, po nis një ndryshim shumë të nevojshëm në mënyrën se si mendojmë.

Është bërë zbulimi i instalacionit simbolik “lomshi”, që përfaqëson sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara, është ndërgjegjësimi dhe promovimi i përfshirjes përmes; krijimit të hapësirave publike të qasshme, ngritjen e kujdesit gjithëpërfshirës dhe cilësor, luftimin e stigmës dhe diskriminimit dhe nxitjen për politika më të forta që u japin përparësi fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Rezultatet pozitive që po shohim tashmë janë vetëm fillimi. Ne jemi dëshmitar të asaj që ndryshimi i vërtetë nuk është thjesht i mundur: ai po ndodh, pikërisht këtu, tani”, u tha në këtë takim.

Ky aktivitet është financuar nga Bashkimi Evropian dhe e udhëhequr nga UNICEF në Kosovë.

Të ngjajshme