Elton Ismajlin e fton Italia e ai dëshiron të luaj për Kosovën
Karrierë prej futbollisti të suksesshëm po bënë në Itali, por më shumë se për kombëtaren azure, gjashtëmbëdhjetëvjeçari Elton Ismajli dëshiron të vesh fanellën e përfaqësueses dardane – Kosovës.
I lindur më 2005, sulmuesi i krahut Elton Ismajli, disa herë kishte marrë ofertë për të luajtur për përfaqësuesen U-17 të Italisë, por siç thekson ky djalosh me prejardhje nga Kosova, gjithnjë e kishte patur ëndërr që të luaj për vendin e të parëve të tij, për Kosovën. Elton Ismajli, luan në Serie D dhe falë paraqitjeve të mira të tija si sulmues krahu, ai ka marrë ofertë nga ekipi i mirënjohur italianSpal,
Eltoni që më me dëshirë veten e tregon në fushë se sa me fjalë, thekson se ëndërr e tij është që të vesh petkun e përfaqësueses së Kosovës dhe se shpreson që shumë shpejt një gjë e tillë do të bëhet realitet. Padyshim se në sukseset e tij, një rol domethënës kanë edhe prindërit e tij që iu gjetën afër gjithmonë kur e kërkonte nevoja e dëshira e tij për Vitin e Ri në të cilin sapo kemi hyrë gjithsesi se është e lidhur me futbollin për arritjen e rezultateve edhe më të mëdha, derisa beson se shumë shpejtë do t’i realizohet dëshira e kamotshme që të tund rrjetat kundërshtare, por në fanellën e Kosovës.