Edhe Turqia e Kanadaja pritet t`i njohin patentë-shoferët e Kosovës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për marrëveshjen ndërkombëtare për njohjen e patentë-shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë.
Nisma është prezantuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe u votua nga kabineti qeveritar.
“Aktualisht qytetarët tanë në Kanada u nënshtrohen testeve plotësuese. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ata do të lirohen nga këto procedura”, tha kryeministri Kurti.
Ndërkaq ministri Sveçla ka kërkuar miratimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për njohjen e patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Kanadasë e Turqisë.
“Kam nderin ta prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Kanadasë për njohjen reciproke të patentë-shoferëve si dhe për njohjen reciproke të patentë-shoferëve mes Kosovës dhe Turqisë”, ka thënë Sveçla.