Burri me mustaqet më të gjata në botë

 Burri me mustaqet më të gjata në botë

Në disa kultura mustaqet janë simbol i dijes, maturisë, burrërisë, por ky indian në foto ndoshta e ka tepruar disi me krenarinë e tij.  Ram Singh Chauhan është 58 vjeç  dhe është njeriu me mustaqet më të gjatë në botë, 4. 2 metra të gjata.

Ai banon në qytetin e Jaipurit, në shtetin indian të Rajasthanit, dhe thotë se mustaqet janë “pasuria më e çmuar që zotëron”, transmeton Start njoftimin.

Mund të duket e pabesueshme por ai ka harxhuar plot 32 vjet nga jeta e tij, me rreth 2 orë në ditë përkujdesje për mustaqet. Pamja e tij e çuditshme ka bërë që ai të jetë edhe aktor në një film të tipit Xheims Bond, të quajtur “Oktapodi”.

“Të rrisësh mustaqe është si të përkujdesesh për një fëmijë”, tha indiani. Ka qenë e vështirë vijon ai, “i kam rritur mustaqet që kur kamë qenë adoleshent, dhe nuk e kam rruajtur fytyrën që prej vitit 1970”.

Mustaqet e tij kanë hyrë në librin e rekordeve Gines, dhe ai ende nuk e ka reshtur dedikimin e tij ndaj tyre.

“Mustaqet janë simbol i krenarisë dhe respektit. Në Indinë e lashtë, mustaqja simbolizonte gjithçka. Mbi të gjitha është falas.”

Shprehet 58-vjeçari. Mustaqet e tij kanë zgjuar kureshtjen e turistëve gjermanë, italianë, dhe të vendeve të tjera, që kanë organizuar udhëtime të posaçme për të takuar burrin në fjalë.

Të ngjajshme