Bostani vlerat ushqyese tē tij
Bostani njihet ndryshe edhe fryt i pasionit .Ben pjese në kategorinë e frutave qe shuajne etjen pasi përmban mê shumë se 93% ujë, dhe ofron shumë pak kalori (vetëm 16 për 100 gram të produktit, shumë më pak se ne pjepër).
Në 100 gr ka rreth 3.7 gram sheqer , 0.4 % proteina dhe 0.2 % fibra. Për këtë arësye, bostani është një aleat i shkëlqyer në dietat me kalori të ulët; megjithatë, konsumi i tepërt nuk rekomandohet për pacientët diabetikë.
Bostani është një burim i vitaminave antioksidante (A dhe C), B vitamina (B6) dhe kripërave minerale, veçanërisht kalium, fosfor dhe magnezium (respektivisht, 112, 11 dhe 10 mg / 100g e produktit).
Stimulon diurezen dhe vepron kunder lodhjes dhe stresit fizik vecanerisht ne muajt e veres. Duke qenë i pasur me kalium, është gjithashtu i rekomanduar për njerëzit që ankohen nga çrregullimet verore si presionin e parregullt osmotik, mbajtjen e lëngjeve, dobesine muskulare dhe ndryshimet e vogla në ritmin e zemrës.
Për shkak të pranisë së vitaminave, antioksidantëve ai është në mesin e frutave të studiuara ne hulumtimet në vitet e fundit dhe mendohet – por jo e provuar – si ilaç në parandalimin e kancerit.
Duhet te konsumohet mundësisht në mes të ngrënies, sepse tenton të ngadalësojë tretjen dhe ofron një ndjenjë të ngopjes: dhe si rrjedhim është një ndihmë e madhe për të mbajtur nën kontroll ndjenjen e urise .Farat e tij kane veti
laksative.
Me anë të konsumimit të bostanit ju merrni sasi të konsiderueshme të vitaminës A, B6, C, likopen, antioksidantë dhe aminoacide. Bostani nuk përmban yndyrë, por përmban shumë pak kripë prandaj dhe konsiderohet si “fruti” ideal gjatë stinës së verës. Një nga përbërësit kryesorë që e bën bostanin ‘frut’ i shënsetshëm I cili shërbehet si desert, është saisa e lartë e likopenit, karrotenoidi i kuq i cili gjendet tek frutat dhe tek perimet. Likopeni konsiderohet si një nga antioksidantët më të fuqishëm I cili forcon imunitetin, zemrën dhe kockat.