Arben Zeqiri – Legjenda e futbollit kosovar

 Arben Zeqiri – Legjenda e futbollit kosovar

Arben Zeqiri – Legjenda e futbollit kosovar

Arben Zeqiri karrierën si futbollist e filloi në vitin 1993 në shkollën e futbollit të KF GJILANI. Që nga fëmijëria u shqua me talentin e tij prej një mesfushori premtues për ti kaluar me shumë sukses të gjitha grupmoshat e kësaj shkolle dhe per tu kompletuar si një mesfushor që do ti japë shumë futbollit gjilanas dhe atij kosovar.

Gjatë karrierës së tij më shumë i mbrojti ngjyrat e K.F. “GJILANI” derisa për K.F. “DRITA” luajti për një vit e gjysmë, dhe për një periudhë të shkurtër kohore ishte edhe ne KOSOVËN e Prishtinës, ku gjithnjë u shqua me tiparet prej një mesfushori kreativ e që i jepte bukuri e imagjinatë lojës së ekipit të vet.

Shquhej me goditje atraktive nga distanca, me gola efektiv nga goditjet e lira dhe me asistimet për bashkëlojtaret e tij derisa, shumë gazetarë, trajnerë, simpatizues dhe ekspertë të futbollit vendor e krahasuan me futbollistin holandez Wesley Sneijder ngase i ngjante shumë në mënyrën e njëjtë të stilit të lojës. Kishte lëndime të shpeshta për tu operuar katër herë, të cilat ndikuan që karriera e tij të jetë më e shkurtër, por të cilat nuk e penguan që shpesh të luaj i lënduar e të jap më të mirën për klubin e GJILANI-t duke pasur mbi 250 paraqitje zyrtare gjatë karrieres së tij dhe mbi 60 gola.

Sidomos shkëlqente ne derbit lokal kundër DRITËS dhe zakonisht shpallej lojtari më i dalluar i këtyre ndeshjeve derbi. Në vitet 2002.2003,2007,2008 dhe 2009 ishte ndër mesfushoret më produktiv e më të kërkuar në futbollin kosovar, nga ekipet më me nam në futbollin kosovar si PRISHTINA, TREPÇA, VËLLAZNIMI etj. por për arsye familjare e private, gjithnjë luajti në qytetin e lindjes për klubet e qytetit GJILANIN dhe DRITËN. Në vitin 2002 zgjedhet sportisti i ri më i mirë në qytetin e Gjilanit, derisa kulmin e suksesit individual si sportist e arrin në vitin 2007 ku në një konkurrencë shumë të fortë, zgjedhet futbollisti më i mirë dhe sportisti më i mirë i vitit në qytetin e Gjilanit.

Në vitin 2007 për herë të parë pas vitit 2001, KF GJILANI luftonte për titullin e kampionit falë paraqitjeve dhe golave spektakularë të tij. Në vitin 2001 dhe 2002 ishte finalist i kupës së Republikës së Kosovës me KF GJILANI-n. Krahas karrierës së sukses’shme futbollistike ka përfunduar me sukses të lartë studimet në fakultetin e shkencave sportive në Prishtinë për të diplomuar në vitin 2004 në lëndën e futbollit te mentori i tij Dr.sc. Bylbyl Sokoli, derisa në vitin 2011, pikërisht për ditelindjen e tij me sukses të lartë mbron titullin MAGJISTËR i shkencave sportive në të njëjtin fakultet. Që nga viti 2007 është mësimdhënës i shkencave sportive në gjimnazin ’’ZENEL HAJDINI’’ në Gjilan, duke dhënë kontributin e tij prej pedagogu në edukimin e rinisë gjilanase dhe duke fituar tituj kampioni me gjimnazistët gjilanas në nivel komune regjioni dhe Republike, në shumë disiplina sportive. Arben Zeqiri është vëlla i pesë motrave, i martuar me Norën, kanë vajzën Ninën dy vjeqe dhe djalin Zidan që ka mbushur nëntë muaj, dhe jetojnë së bashku me prindërit e tij Nazmije e Halim Zeqiri, në Gjilan.

Në vitet 2016-17 ka punuar si trajner i përgatitjes së përgjithshme fizike në Dubai, konkretisht në Gardën Presidenciale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Aktualisht është mësimdhënës i Edukimit Fizik dhe Sportit në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Kryen detyrën e bashkëpuntorit të jashtëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, si instruktor i futbollit, duke punuar në projektin me fëmijët me nevoja të veçanta si dhe me projektin e masovizimit të lojës së futbollit, në rajonin e Anamoravës.

Gjithashtu nga viti 2014 e deri më sot kryen detyrën e analistit të futbollit në televizionin numër një në Kosovë KLAN KOSOVA dhe në kompaninë ART MOTION duke qenë analist i përhershëm i ndeshjeve të ligës së kampionëve dhe të kombëtares së Kosovës…

/zerogjasht.com/

Të ngjajshme