Aktori turk me origjinë shqiptare tregon çmimin për të shkuar në Shqipëri

 Aktori turk me origjinë shqiptare tregon çmimin për të shkuar në Shqipëri

Njëri nga aktorët më të preferuar turq për shikuesit shqiptar është Kivanç Tatlitug dhe vlen të përmendet se ai është me origjinë shqiptare.

Ai u bë i njohur falë roleve të tij në seriale të ndryshme por nga ne më së shumti njihet për rolin e “Mehmetit”.

Shumica prej nesh do të donte ta takonte njëherë qoftë edhe për një foto, por si duket nuk është aq e lehtë që një aktor kaq i famshëm si Kivanç Tatlitug të vijë në Shqipëri.

I ftuar në Klan Neës në një intervistë me Iva Kalemin, drejtor i programacionit në TV Klan Albert Dumani, tregoi se ka biseduar me Kivançin, por për të ardhur ka një kusht.

Ai zbuloi se aktori kërkon një shumë tejet të madhe duke qenë se është ndër më të kërkuarit, por dha shpresa se aktorin do të mund ta shohim në Shqipëri pas përfundimeve të serialit që ai po xhiron aktualisht e më pas gjithçka do të varet nga agjenda e tij.

“Kam kohë që e kam takuar dhe ai është shumë i interesuar për të ardhur sepse edhe origjina e tij është nga Shqipëria. Babai i tij është nga Prishtina. Kur kam qëndruar me të në xhirime deri në 3 të mëngjesit më tha që do shumë që të vijë. Por agjenda e tij është shumë e ngjeshur. Do të vijë, por ka dhe një shumë paksa të madhe për ardhjen e tij. Kushton pak, se normal kemi të bëjmë me Kivanç Tatlitug. Aktualisht po luan në një serial në Netflix dhe do e shohë publiku i gjithë botës. Sapo ta përfundojë atë do  të shohim nëse do mund të vijë dhe ta shohë vendin tonë”- është shprehur Alberti./gazetametro/

Të ngjajshme