Aksident trafiku në Gjilan, lëndime pëson një këmbësor
Gjilan – Në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/