Kush është Ismet Qazim Shabani

 Kush është Ismet Qazim Shabani

Ismet Shabani u lind në fshatin Zarbicë më, 28.03.1947, Komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vitin shkollor 1963/64 në Zarbicë, gjenerata e parë, pas hapjes së tetëvjeçares së plotë në Zarbicë. Në vitin shkollor 1964/65, u regjistrua në shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan, ndërsa diplomoi në vitin shkollor 1968/1969. Në vitin shkollor 1969/70 filloi të punoi mësues në Shkollën Fillore “Skënderbeu” në fshatin Zarbicë, Komuna e Bujanocit, ku punoi deri në vitin 1978. Me që koha dhe profesioni e kërkonte që kuadrot të jenë të diplomuar, Ismeti e vazhdoi shkollimin, duke e kryer, kështu Akademinë Pedagogjike, drejtimi klasor në Gjilan. Në vitin shkollor 1978/79 filloi të punojë, arsimtar i mësimit klasor në fshatin Bilaç, Komuna e Bujanocit, ndërsa prej vitit 1983 kaloi në Shkollën Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, përsëri si arsimtar i mësimit klasor. Gjatë punës 30 vjeçare në Shkollën Fillore “Musa Zajmi”, për kontributin e dhënë në procesin edukativo arsimorë, mësuesi Ismet, dy herë u nderua me mirënjohje nga Këshilli i Arsimtarëve. Ismet Shabani më 28.03.2012, pensionohet. Tani jeton në Gjilan.

www.zerogjasht.com

Të ngjajshme