4 vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.
Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniat sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret.
Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. Ju rendisim 3 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë.
Vitamina A
Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë organizmit. Ndihmon në shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë sëmundjet e viruset. Këtë vitamin përveçse në formën e suplementeve mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqimeve të stinës. Në këtë periudhë mund të konsumoni më shuëm patate të ëmbla, lakra, karota ose mishi i kuq.
Vitamina C
Ndoshta një nga suplementët më të njohur përsa i përket forcimit të organizmit. Kjo vitamin vepron si antioksidant, Lufton radikalet e lira, pra qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike. Pra konsumoni shumë portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte jeshile si lakrat apo pazitë.
Vitamina D
Vitamina D e furnizon trupin me qeliza të bardha të cilat ndryshe mund ti quajmë edhe qelizat e imunitetit të fortë. Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta në diell në mënyrë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës D. Në këtë mënyrë do të mund të keni një sistem imunitar të fortë e të mbrojtur.
Vitamina K
Kjo vitaminë luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut. Në këtë mënyrë ig jithë organizmi do të punojë më mirë e ju do të ndiheni më të shëndetshëm. Vtaminën K e gjeni tek lakra, gjethet e panxharit, lakrat e brukselit apo brokoli.