15 vjeçari bën histori në Las Vegas, diplomohet dhe ka katër diploma tjera
Jack Rico, vetëm 15 vjeç, u bë kryetitull me katër diploma të asociuara nga Kolegji Fullerton në Las Vegas.
Tani, dy vjet më vonë, ai po bën histori, njofton Klan Kosova.
Javën e ardhshme, adoleshenti tashmë 15 vjeçar do të jetë i diplomuari më i ri që do të ngjitet në skenë në historinë e Universitetit të Nevadës.
Ai tha se kolegët e tij e pranojnë dhe s’e trajtojnë si fëmijë, përkundër moshës.
Pasi dështoi në klasën e tretë kur u prezantua një sistem i ri mësimor, familja e Ricos mendoi se shkollimi në shtëpi ishte më i përshtatshëm për të. Tre vjet më vonë, nëna e tij, Ru Andrade, e kuptoi shpejt se sa i zgjuar ishte djali i saj.
“Në moshën 11 vjeçare, ai ishte më i zgjuar se unë. E dija se i dhashë atij gjithçka që kisha dhe se ndoshta kishte nevojë për një mësues më të mirë”.
Kështu ai arriti në programin e Kolegjit Fullerton. Rico e kaloi lehtësisht provimin pranues dhe hyri në shkollë të nesërmen, shkruan California News Times.
Ai u diplomua me katër diploma të asociuara në kulmin e pandemisë. Njëra është për histori, shkenca shoqërore, art e shprehje njerëzore dhe sjellje sociale. Tani, pasi ka fituar një diplomë bachelor në histori nga Universiteti i Nevadës me një bursë të plotë, ai është gati të diplomohet përsëri.