𝟮𝟭𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻ë 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗽ë𝗿 𝗾𝗶𝗿𝗮𝗻ë 𝗲 𝗯𝘂𝗿𝗴𝗷𝗲𝘃𝗲 𝗻ë 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻: Qeveria vendos për marrëveshjen me Danimarkën
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifkimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e qeverisë së Kosovës të mërkurën.
Projektligji është votuar me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kosova përfiton 210 milionë euro nga qiraja e burgjeve për të burgosurit danezë.