𝟏𝟎𝟎-𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫𝐢 që refuzon të “𝗵𝗲𝗾ë 𝗱𝗼𝗿ë” nga ushtrimet ditore në klubin e fitnesit

 𝟏𝟎𝟎-𝐯𝐣𝐞ç𝐚𝐫𝐢 që refuzon të “𝗵𝗲𝗾ë 𝗱𝗼𝗿ë” nga ushtrimet ditore në klubin e fitnesit

Les Savino festoi ditëlindjen e tij të 100-të në gusht. Ai shpenzon tre orë në qendrën e fitnesit YMCA të Hanoverit, pesë herë në javë.

Les Savino ka qenë klient i rregullt i klubit të fitnesit që nga viti 1983, shkruan Fox43 përcjell Gazeta Shneta.

“Shumica e njerëzve, kur plaken, heqin dorë,” tha Savino.

“E dini, është një përpjekje për të ardhur këtu çdo mëngjes. Një përpjekje për ta kaluar këtë, ato makina kërkojnë shumë përpjekje dhe njerëzit nuk duan ta zgjasin atë përpjekje. Ata thjesht duan të ulen në karrigen e tyre dhe të shikojnë televizor. Kështu që unë hyj këtu dhe kaloj tre orë çdo mëngjes.”

Pesha e Savions nuk ka ndryshuar në 35 vitet e fundit.

Savino ndjek një regjim të rreptë pesë-ditor. Ai ngre pesha të hënën, të mërkurën dhe të premten. Të martën dhe të enjten u dedikohen ushtrimeve aerobike.

Ndjekësi i përkushtuar i palestrës ecën në rutine për dy milje dhe përdor biçikletën e palëvizshme për tetë milje.

“Unë bëja shaka se ai punonte më shumë se djemtë e mi 20-vjeçarë,” tha Gary McClure, një punonjës në pension, i klubit të fitnesit YMCA.  /Gazeta Shneta/

Të ngjajshme