𝗭𝗲𝗸𝗶𝗿𝗶𝗷𝗮 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶 𝗟𝗮𝗿𝗴𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗖 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶

 𝗭𝗲𝗸𝗶𝗿𝗶𝗷𝗮 𝗥𝗮𝗺𝗮𝗱𝗮𝗻𝗶 𝗟𝗮𝗿𝗴𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗦𝗖 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶

Ramadani largohet nga Gjilani, kështu ka bërë të ditur klubi me anë të një komunikate zyrtare. Kujtojmë që Gjilani ka siguruar plasmanin ne gara ndërkombëtare megjithatë u mposht në finalen e kupës.

Komunikata zyrtare:

Sport Club Gjilani njofton se ka mbyllur në mënyrë të dyanshme bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Zekirija Ramadani.

Klubi e ka marrë në konsideratë kërkesën e Ramadanit dhe ka vendosur që të ndalojë mardhënien kontraktuale të punës, e cila ishte e nënshkruar vitin e kaluar.

Ramadani drejtoi klubin në 44 ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe garat evropiane në edicionin e kaluar për të regjistruar 19 fitore, 15 barazime dhe 10 disfata.

Klubi e falenderon Ramadanin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Ekipi do të drejtohet nga trajneri Alban Hyseni deri në marrjen e një vendimi të ardhshëm.

Të ngjajshme