??? ????????, ? ??????? ? ????????? ?ë ????ë?

 ??? ????????, ? ??????? ? ????????? ?ë ????ë?

Krahas zgjedhjeve të shumta në anën e majtë të mbrojtjes, Drita ka në duart e saj një talent po në atë pozitë, i cili vjen nga qyteti i Gjilanit, me emrin Yll Ibrahimi.

Yll Ibrahimi që kur ishte fëmijë është pjesë e Dritës, duke luajtur në çdo nivel të akademisë deri te ekipi i parë.

Me ekipin e parë të Dritës, Ylli kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale në janar të vitit 2022, kontratë që e mbanë atë në klubin e Dritës deri më qershor të 2026-ës.

Pas nënshrimit të kontratës profesionale, 19-vjeçari debutoi me ekipin e Dritës më 16 mars 2022 në ndeshjen e Kupës së Kosovës ndaj skuadrës së Ulpianës, të cilën e fitonte Drita me rezultat 3-0.

Mirëpo, debutimi i tij në Superligën e Kosovës erdhi tek më 10 prill 2022, kur Ylli hyri nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Feronikelit, e cila u zhvillua në “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ndeshja përfundonte me rezultat 5-0 në të mirë të Dritës.

Ibrahimi është paraqitur në dy ndeshje me Dritën në stinorin pranveror, duke luajtur ndaj Dukagjinit në fundjavë dhe ndaj Prishtinës të mërkurën.

Përveç paraqitjes në nivelin e klubeve, mbrojtësi 19-vjeçar ka qenë pjesë e reprezentacioneve të Kosovës që nga U15 tek ai U19.

Në një prononcim të shkurtër për Gazeta10, Ylli shprehu dëshirën që të luajë për Kosovën te grupmoshat U21.

“Kam dëshirë që në të ardhmen e afërt të pranojë ftesë nga perfaqësuesja e Kosovës te grupmoshat U21.”, tha Ylli për Gazeta10.

Të ngjajshme