?? ????? ??ë???ë – ????? ? ???? ? ????????? ? ?????ë?

 ?? ????? ??ë???ë – ????? ? ???? ? ????????? ? ?????ë?

Shkruan: Sylejman Ismajli

Brohoritjet, këngët, duartrokitjet, flamujt, emocionet, gëzimet e hidhërimet, ndarja e anëtarve të familjes, ndarja e qytetit në ngjyrat “bardhekaltër” që simbolizonin ngjyrat e FC Dritës dhe ato “kuqebardhë” të SC Gjilanit, 10 ditë para se të takoheshin këto dy skuadra, paralajmëronin festën futbollistike – derbin e zjarrt dhe më të madhin në Kosovë.

Gjithçka ishte fest, jetohej për këtë ndeshje sa që ka pasur raste edhe ahengjet familjare janë shtyer për një kohë më të përshtatshme.

Gjithçka kishte bukurinë e saj, tifozët “Skifterat” e “Intelektualët”, ishin protagonistët kryesorë që e bënin këtë derbi madhështor. Ata ishin bukuria e futbollit, prisit e këtyre tifo-klubeve bënin gara se kush do të ketë paraqitje më të mirë në shkallët e stadiumit, duke shpenzuar

me ndihmën e klubeve dhe me mjeta të veta financiare, në: fishekzjarre e flamuj, dhe duke u tubuar në shkallët e stadiumit mbi 10 000 shikues.

Këto dy tifoklube, dashurinë ndaj ngjyrave të klubit e shfaqshin në shkallët e stadiumit pa marrë parasyshë renditjet në tabelën e klasifikimit, ata kishin vetëm një dashuri, emrin e klubit të tyre dhe suksesin e tyre – sidomos në derbi.

Sot, kur janë bërë 6 vite nga pranimi i FFK-së në UEFA e FIFA, kur kemi institucionet tona futbollistike dhe kur dy klubet, Drita e Gjilani, mbajnë primatin e dy klubeve më të mira dhe më të organizuara në futbollin e Kosovës, fal dy njerzve që po mbajnë gjallë këto dy klube, Florim Zuka SC Gjilanin e Valon Murseli FC Driten, dhe të cilët kanë rezultate tejet të mira nën menaxhimin e tyre, dashuria tek tifozët cdo ditë e më shumë po humbet apo është ndryshim gjeneratash tek tifo klubet e dy skuadrave.

Derbi ma i madh i vendit ka filluar të zbehet në mënyrë drastike në katër vitet e fundit, dy vite ishte pandemia COVID-19, por kjo zbehje po vazhdon edhe tani.

“Shuarja”, dalëngadalë e pa vërejtur e këtij derbi është edhe mungesa e stadiumit, e cila ju ka shkaktuar dy klubeve kokëqarje jashtëzakonisht të mëdha pa shpresa se do të rregullohet në një kohë të afërt.

Zgjidhjen momentale këto dy klube janë duke bërë në stadiumin sintentik, që nuk i plotëson as për së afërmi kushtet optimale për një ndeshje të Superligës.

Eshtë shumë e papranueshme që derbi për të cilën jetohet me dekada, për të cilën kanë sakrifikuar dhe ndërtuar këtë derbi, dy legjendat – dy donatorët, Selami Osmani-Bezi e Shukri Sylejmani-Shuka, të zhvillohet pa praninë e shikuesve, pa praninë e dy grupeve të tifozëve që i japin hijeshi jo vetëm futbollit gjilanas, por edhe atij Kosovarë.

Se punët nuk janë duke shkuar mirë tregon fakti se tifogrupi “Intelektualët” nuk kanë kryesi, ndërsa tek tifogrupi “Skifterat” kryesia ka dhënë dorëheqje moralisht, pas incidentit në ndeshjen me Ballkanin, kur u sulmua portjeri Stivi Frashëri nga disa individë, ku e gjithë kjo kishte ardhur nga mos siguria që jep stadiumi i qytetit në Gjilan.

Përveq mungesës së stadiumit dhe problemve në tifogrupet e klubeve, zbehja e derbit po ndodhë edhe nga orari i ndeshjës, i cili është një gabim i madh nga FFK, i cili po vazhdon të përsëritet që derbi të zhvillohet në mesjavë.

Në katër derbit në këtë stinorë, tre prej tyre janë caktuar që të zhvillohen në mesjavë, dhe vetëm njëri derbi i këtij stinori është zhvilluar në vikend.

Dy klubet, Drita e Gjilani, një herë e përgjithmonë duhet t’ju bëjnë të ditur FFK-së, që derbi kurrsesi mos të luhet në mesjavë, sepse derbi i qytetit të Gjilanit, nuk është vetëm hijeshi e qytetit por i gjithë Kosovës.

Derbi i 40 kampional mes këtyre dy skuadrave, i cili do të zhvillohet neser (e mërkure), po kalon si të mos luhet fare. Në qytet nuk mbizotron atmosfera e derbit, dhe kjo është një gjë që nuk jemi mësuar ta shohim, prandaj, ne qyteti i Gjilanit, dashamirët e futbollit, tifozerit “Skifterat” dhe “Intelektualët”, duhet ta ruajmë këtë derbi dhe ta trashegojmë brez pas brezi, dhe nuk duhet ta lejojmë që ky derbi të mbetet në histori.

Të ngjajshme