𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗲𝘁 𝗔𝘀𝗹𝗹𝗮𝗻𝗶 nga komuna e Gjilanit-fitues i Turneut të shahut “Rizah Maqkavci 2022”
Organizuar nga Klubi i shahut “Hyzri Talla” të Podujevës, në sallën e shahut në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është zhvillua Turneu i dytë përkujtimor “Rizah Maqkavci 2022”. Në këtë turne mërën pjesë 53 shahistë nga Kosova të cilët garat i zhvilluan sipas sistemit të Bergerit në shahun blic 3 minuta+ 2 sekonda.
Fitues i këtj turneu doli Muhamet Asllani nga komuna e Gjilanit. Ai nga 11 parti të zhbilluara tuboi 10 pikë pa pësuar disfatë me vetëm dy remizime me Alban Krasniqin dhe Përparim Makolli. Pas tij u renditën Përparim Makolli me 8,5 pikë, Besim Uruçi dhe Avni Krasniqi me nga 8 pikë e kështu me radhë.
Kupën fituesit të këtij turneu ia dorëzoi, Egzon Maqkavci, nipi i Rizah Maqkavcit.
Shahistët më të dalluar u nderuan me mefslje dhe diploma, kurse fituesi edhe me trofeun e këtij turneu.
Gjyqtar: Ismet Oraca.