𝗠𝗯𝗶 𝟲𝟭 𝗺𝗶𝗷ë 𝗲 𝟳𝟬𝟬 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗮 𝗷𝗮𝗻ë 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝗻ë 𝗦𝗽𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶𝘁

 𝗠𝗯𝗶 𝟲𝟭 𝗺𝗶𝗷ë 𝗲 𝟳𝟬𝟬 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗮 𝗷𝗮𝗻ë 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝗻ë 𝗦𝗽𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗚𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗶𝘁

Mbi 61 mijë e 700 vizita mjekësore specialistike janë kryer gjatë vitit 2022, në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, në 19 profile të ndryshme mjekësore.

Ndërkaq, në 2 muajt e parë të vitit 2023 janë kryer 8 mijë e 300 vizita mjekësore.

Brenda ditës, stafi mjekësor i Spitalit të Gjilanit kryen 220 vizita mjekësore. Përderisa brenda javës 1 mijë e 100 vizita mjekësore, kurse për 1 muaj, 4 mijë e 500 vizita.

Në ambulancat specialistike shërbime mjekësore ofrojnë 68 mjekë specialistë të lëmenjëve të ndryshme dhe 29 infermierë.

Pacientët që kanë nevojë për shërbime specialistike të profileve të ndryshme mjekësore nga rajoni i Gjilanit, paraprakisht duhet të kenë udhëzim nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe termini bëhet fizikisht, përmes sistemit kompjuterik.

Ambulancat specialistike të këtij spitali ofrojnë shërbime në kushte moderne, të rinovuara dhe të pajisura me aparaturat e nevojshme mjekësore.

Të ngjajshme