𝗞𝗮𝗿𝗱𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝘂 𝗴𝗷𝗶𝗹𝗮𝗻𝗮𝘀 𝗜𝘀𝗺𝗮𝗶𝗹 𝗔𝗹𝗶𝘂: Një jetë kushtuar shëndetësisë
Biografia:
Ismail Ramadan Aliu,i lindur më 28 janar 1951 në Letovicë të Preshevës.
Shkollēn fillore dhe 8-vjeçaren e kreu në f.Raincë të Preshevës.
Gjimnazin ne qytetin e Preshevës ne vitin shkollor 1968/69.
Fakultetin e Mjekësisë e regjistron ne vitin shkolor 1969/70 në Prishtinë dhe diplomon më 06.06.1975 kur Fillon me punë në Shtëpinë e Shendetit Gjilan.
Specializimin nga mjekësia Interne e fillon mars 1978 për ta mbaruar 1981(gjasht muaj para afatit) në QKU Rijekë dhe Zagreb;
Në vitin 1980 mbaroi Studimet e Shkalles së III-të drejtimi i Patofiziologjisë Klinike të Veshkës(4semestra) -Rijekë.
Në vitin 1984 mbaron studimet Postunivetsitare drejtimi i Kardiologjisë në Zagreb.
Shef i tepartit Interne ne Gjilan ishte nga viti 1982 deri 1989 kur hyjne masat e dhunshme dhe shkarrkohet;
Shef dhe themelus i Njesise Koronare ne Gjilan nga viti 1985 deri 1989 kur shkarrkohet nga organi i masave te dhunshme per te vazhduar prap si shef qe nga 1999 deri ne penzionim më 2016.
Drejtor i Spitalit te Gjilanit ishte nga viti 1984 deri 1989 kur hyjne masat e dhunshme.Gjate mandatit të drejtusit te Spotalit u themelua reparti i ri per Nena dhe Femije;
Reparti i urologjise
Reparti i Ortopedisë.
Ka magjistruar në Kardiologji vitin 2002 në Fak e Mjkesese Prishtinë
Ka doktoruar ne Kardiologji vitin 2005 në Fak e Mjekesesë në Prishtinë para komisionit:
1.Prof. dr. Faik Hima,kryetar;
2.Prof dr. Artan Goda Tiranê-mentor.
3.Prof dr.Miftar Barbullushi antar,Tiranë.
Punoi ne Shkollen e mesme te mjekesise ne Gjjlan 1976-79
Ligjërus në SH.L.P Gjilan 1983 deri 1999
Ligjrus në Fak e Edukimit UP dega Gjilan prej 1999 deri 2017 (nje vit pas penzionimit);
Punoi kater vite si Prof.Ass.në Kolegjin Universitar ” Gjilani”
gjate viteve 2008 deri 2011.
Ka qene gjat gjith kohes qe nga specializimi si edukator dhe mentor i shumë mjekëve te pergjithshem dhe specializantë nga lamia e internistkes dhe kardiologjisê.
Ka marrë pjese në shumë simpoziume dhe kongrese te kardioligjisë mbrenda dhe jasht vendit.
Është i martuar dhe prind i katër fëmijve
Ështe penzionuar më 28.01.2016.
Tani vazhdon të punoj në Ordinancën e vet private ” Kardio-Urgjenca” në Gjilan. /zerogjasht/