𝗞𝗮𝗿𝗱𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝘂 𝗚𝘂𝗱𝗮: Përceptimet e këqija për neve mantelbardhët po na vrajnë në shpirt

 𝗞𝗮𝗿𝗱𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝘂 𝗚𝘂𝗱𝗮: Përceptimet e këqija për neve mantelbardhët po na vrajnë në shpirt

Mjeku Besim Guda e ka konsideruar të rëndë përceptimin që njerëzit kanë për mantelbardhët.

Kardiologu Besim Guda në një intervistë për Nacionalen ka thënë paragjykimet që u bëhen mantelbardhëve janë të rënda dhe të vështira. Sipas tij mjekët nuk kursehen për pacientët, mirëpo e tëra varet edhe nga kushtet që ata i kanë, shkruan Gazeta Shenta.

Duhet me kuptu unë e them gjithmonë se unë dhe shokët e mi nuk kursehemi për pacientët, por është tjetër punë sa janë mundësitë, sa janë kushtet. Një percepsion shumë i rëndë dhe i vështirë, shumë i zi për neve mantelbardhët po të them të drejten mu dhe shumë të tjerëve po na vran në shpirt, – ka thënë ai.

Ky sistemi sipas tij duhet të ndryshojë, të reformohet pastaj të kërkohet përgjegjësi. Më tutje ai nuk e ka përjashtuar mundësinë  se në mesin e tyre ka të atillë që nuk e meritojnë të jenë mjek, mirëpo shumica e mjekëve angazhohen dhe punojnë për pacientët.

Mund në mesin tonë ka edhe asi që nuk e meritojnë ndoshta të qenit mjek e mantelbardhë, por ju them se shumica e kolegëve të mi angazhohen dhe punojnë për më të mirën. Për neve nuk ka gëzim me të madh sesa kur shohim rezultatin, shtoi ai./Gazeta Shneta/

Të ngjajshme