?????? ??????, ??????ë????? ?ë ??? ???ë ???? ????ë?

 ?????? ??????, ??????ë????? ?ë ??? ???ë ???? ????ë?

Eridon Maloku, ky është i riu i FC Drita, i cili fuqishëm po shkëlqen në ekipin e të rinjve të bardh e kaltërve.

Eridoni që është pjesë e ekipit U-19 është golashënuesi më i mirë i ekipit të juniorëve dhe nëse vazhdon me një ritëm të tillë atë shumë shpejt do ta shohim si pjesë të ekipit të parë.

Ai e ka mesataren  e një goli për çdo ndeshje, ngase në pesëmbëdhjetë paraqitje sa i ka patur deri më tashti, ia ka dalë të shënojë 16 gola e kur t’ia shtojmë statistikave të tija edhe 12 asistime për bashkëlojtarët, atëherë gjithkush e ka të qartë se kemi të bëjmë me një lojtar që e pret një e ardhme e ndritur në futbollin kosovar.

Me këto paraqitje të tija, Eridon Maloku i ka rënë në sy edhe përzgjedhësit të gjeneratave U-19 të Kosovës, ku është ftuar për të qenë pjesë e saj, kurse ai po stërvitet edhe me ekipin e parë  të FC Drita.

“Dëshirë e imja është që të shënojë sa më shumë dhe që të jap kontributin tim në sukseset e ekipit tim të zemrës FC Drita. Nuk do të kursejë mund e djersë që të arrijë sa më lart në synimet e mija”, shprehet i riu Eridon Maloku, për të cilin shumë më tepër do të dëgjohet në ta ardhmen, të cilën ai e ka të ndritur.

Të ngjajshme