“𝗗𝗼 𝘁𝗮 𝗺𝗮𝗿𝗿 𝗵𝗮𝗸𝘂𝗻”, ç𝗸𝗮 𝗶 𝗽𝗿𝗲𝗺𝘁𝗼𝗶 𝗟𝘂𝗶𝘇𝗶 𝗘𝗳𝗶𝘁 𝗺𝗯𝗿ë𝗺ë?
Mbrëmë në Big Brother Albania VIP pati dy eliminime, pasi Dea Mishel, duke fituar sfidën e inteligjencës, fitoi edhe të drejtën e të vendosurit në nominim tre banorë.
Ajo nominoi Luizin, Kiarën dhe Efin.
E kjo e fundit u eliminua me zgjedhjen e publikut, duke mos patur mundësinë të kthehet më në shtëpi, pasi biletën e saj ia kishte dhënë Mikelës.
Zgjedhja e Deas për të çuar në nominim këtë treshe bëri që Luizi të acarohet jashtëzakonisht shumë, ndërsa kur u eliminua Efi ai u mërzit, transmeton Indeksonline.
Duke e pasur “ushtaren” e tij dhe mikeshën më të fortë aty brenda, Luizi i bëri një premtim Efit kur ishte duke dalë.
Një video që po bën xhiro në rrjete sociale shfaq Luizin teksa i pëshpërit “Do ta marr hakun”, Efit në vesh.
Ajo i thotë që të mos ndikohet emocionalisht dhe të vazhdojë lojën.