đđąđ«đźđ«đ đź đ©đ„đđŹđđąđ€ qĂ« Ă«shtĂ« pronar i njĂ« spitali privat lĂ« punĂ«n nĂ« QKUK, thotĂ« se i bĂ«nĂ« presion
Kirurgu plastik Adem Kllokoqi i cili Ă«shtĂ« pronar i spitalit privat pĂ«r kirurgji plastike âKllokoqi Estetikaâ, e ka lĂ«nĂ« punĂ«n nĂ« QKUK duke u ankuar pĂ«r presion.
Kllokoqi në një deklarim për media ka thënë se është detyruar ta lë punën në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në QKUK, për shkak të rrethanave dhe presionit në rritje.
âErdhĂ«n rrethanat qĂ« sâkam mendu qĂ« kam me dhanĂ« dorĂ«heqje, por e vendosa ashtu, ka ardh tu u shtu presioni, edhe unĂ« e vendosa me u largu. DrejtoreshĂ«s i kam tregu disa herĂ«, kolegĂ«t e dijnĂ« pse unĂ« e kam lanĂ«, deshta mos me kriju mĂ« shumĂ« telasheâ, ka thĂ«nĂ« Kllokoqi pĂ«r Insajderin.
Sipas raportimit të Insajderit, deri tek dorëheqja e Kllokoqit ka ardhur si pasojë e presionit nga drejtoresha e Klinikës Violeta Zatriqi.
Kllokoqi ka deklaruar se punĂ«n e tij do ta vazhdojĂ« nĂ« sektorin privat. Ai Ă«shtĂ« pronar me 95 pĂ«r qind tĂ« aksioneve nĂ« âKLLOKOQI PLASTIC SURGERY L.L.C.â.
Ndryshe Kllokoqi nuk është i vetmi mjek që e lë punën në QKUK duke kaluar në sektorin privat si pronar spitali. Disa muaj më parë e kishte lënë punën edhe anesteziologu Nehat Baftiu i cili poashtu kaloi në sektorin privat si aksionar në një spital në Ferizaj. Edhe Baftiu ishte shprehur i zhgënjyer me sektorin publik. /Gazeta Shneta/